LAJME

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shtyhet seanca e sotme, vazhdon më 30 tetor

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shtyhet seanca e sotme, vazhdon më 30 tetor
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Tetor 2023, 09:02

Në Dhomat e Specializuara në Hagë të mërkurën senaca e sotme është ndërprerë dhe është shtyrë për datën 30 tetor.

Dëshmitari i mbrojtur, i 29-të i ZPS-së, W04577, i cili u paraqit para gjykatës më 10 dhe 11 tetor, këtë mëngjes u kthye në sallën e gjyqit për të vazhduar dëshminë e tij.

Seanca brenda 30 minutave filloi dhe përfundoi. Fillimisht kaloi në sesion privat dhe më pas u shty për ditën e sotme dhe për këtë javë.

Sipas njoftimit të DHSK-së, gjyqi në këtë çështje do të rinis më 30 tetor në orën 09:00.

Në këtë proces ka filluar të deklarohet dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë, i koduar me shifrën W-04577.

Ky dëshmitar po dëshmon në kuadër të gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK –së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të akuzuar me pretendime për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Dëshmitari i mbrojtur, me numrin 29, ka refuzuar të dëshmojë dy herë në lidhje me çështjen në fjalë, duke çuar në ndërprerjen e seancave gjyqësore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika