LAJME

Gjykimi në Hagë, sot e përmbyll fjalën përfundimtare ZPS-ja dhe e nis mbrojtësi i viktimave

Gjykimi në Hagë, sot e përmbyll fjalën përfundimtare ZPS-ja dhe e nis mbrojtësi i viktimave
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Shkurt 2026, 09:27

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë palët do të vazhdojnë me paraqitjen e fjalëve përfundimtare.

Për sot është paraparë që të përmbyllë fajlën përfundimtare Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe atë ta nis mbrojtësi i viktimave.

Seanca është paraparë të fillojë në orën 9:00 dhe do të transmetohet 45 minuta më vonë.

Të hënën në fjalën përfundimtare ZPS-ja ka kërkuar 180 vjet burgim për ish-udhëheqësit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi . Në paraqitjen e fjalës përfundimtare prokurorët thanë se anëtarët e shtabit vendosnin t’i lironin kur të donin të ndaluarit.

Gjatë fjalës përfundimtare prokurorët u bazuan në komunikata të ndryshme të UÇK-së, sidomos ato që u drejtoheshin bashkëpunëtorëve të Serbisë, institucionalistëve dhe pacifistëve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika