LAJME

Gjykata vendos për të dyshuarat për keqtrajtimin e 3-vjeçarit

Gjykata vendos për të dyshuarat për keqtrajtimin e 3-vjeçarit
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Shtator 2023, 15:27

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj dy edukatoreve të institucionit parashkollor ‘Gëzimi ynë’ në Fushë Kosovë, të cilat dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një fëmije 3-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, tha për Sinjalin se gjyqtari i procedurës paraprake u ka shqiptuar dy të dyshuarave masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji veç e veç.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika