Gjykata e Posaçme ka lënë nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Ndërkohë GJKKO ka zbutur masën për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, shkruan A2 CNN.
Ajo nuk mund të dalë jashtë shtetit, por duhet të paraqitet në policinë gjyqësore. Xoxa duhet të shkojë në SPAK të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji.





