Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Avni Ademajt, i cili dyshohet se ka vrarë zyrtarin e PDK’së, Blerand Kadriajn.
Sipas Gjykatës, “më datë 08.09.2020, rreth orës 20:15 në Pejë, i pandehuri A.A me dashje e privon nga jeta tashmë te ndjerin B.K, ne atë mënyre që pasi viktima B.K së bashku me dëshmitarin L.L kishin shkuar tek një lokal për tu takuar me viktimën A.A ku aty prezentë kanë qenë edhe i pandehuri A, gjatë bisedës në mes të dy viktimave fillon të acarohet situata dhe që të dy viktimat përnjëherë i nxjerrin armët dhe për një moment gjersa viktimat po fjaloseshin i pandehuri A ia merr armën viktimës A dhe me të njëjtën fillon të gjuaj në drejtim të ndjerit B, e i cili poashtu në të njëjtën kohë shtënë edhe ky në drejtim të viktimës A dhe të pandehurit A, ku si pasojë e goditjeve të marra nga arma e zjarrit të të pandehurit A është privuar nga jeta viktima B, kurse viktima A ka mbetur i vdekur nga plagët e marra nga arma e zjarrit të viktimës B, e po ashtu edhe i pandehuri A ka marr lëndime ne shuplakën e dorës së majtë.”
Njoftimi i plotë i Gjykatës:
I dyshuari Avni Ademaj dyshohet se e privoi nga jeta tani të ndjerin Blerand Kadrijaj.Sipas kërkesës për caktimin e masës së parabugrimit, të siguruar ekskluzivisht nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se i dyshuari Avni Ademaj dyshohet për vrasjen e tani të ndjerit Blerand Kadrijaj.Propozimin për caktimin e masës së paraburgimit e ka bërë prokurorja e rastit, Valbona Disha-Haxhosaj.
Këtë masë e ka arsyetuar shkaku se vepra penale për të cilën dyshohet i dyshuari , hyn në grupin e veprave të rënda penale dhe të njëjtit mund t’i shqiptohet dënim i lartë, raporton “Betimi për Drejtësi”/Arsye tjetër është se ekziston rrezik real i arratisjes së tij, e cila do të pengonte zhvillimin normal të hetimeve.
Bazuar në hetimet fillestare, thuhet se incidenti kishte ndodhur pas një fjalosje mes vëllait të dyshuarit të tani të ndjerit, Astrit Ademaj me viktimën tjetër, Blerand Kadrijaja.Sipas hetimeve, të dy viktimat kishin shtënë me armë në drejtim të njëri-tjetrit, kurse i dyshuari Avni, dyshohet se kishte shtënë disa herë në drejtim të Blerand Kadrijajt.
“Aty i pandehuri pa hezitim kishte nxjerrë nga brezi armën, pistoletë të tipit TT, me të cilën dyshohet se kishte shtënë disa herë në drejtim të viktimës Blerand Kadrijaj, ku nga këto të shtëna dyshohet ta ketë privuar nga jeta, të ndjerin Blerand Kadrijaj”, thuhet në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.Ndryshe, seanca dëgjimore ndaj të arrestuarit A.A, i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Pejë pritet të mbahet sot në ora 14:00, në Gjykatën Themelore të Pejës.A.A, po dyshohet për rastin e mbrëmjes së 8 shtatorit, nga ku dy persona mbetën të vrarë, kurse vet ai i plagosur.Dy personat që mbetën të vrarë janë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati për kryetar të Komunës së Deçanit më 2017 nga radhët e PDK-së, Blerand Kadrijaj.