- Reklama -

Gjykata Themelore në Prishtinë urdhëron Kurtin të paraqitet për dëshmi më 4 mars

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti është urdhëruar që të paraqitet për dëshmi në Prokurorinë Speciale më 4 mars.

Kurti është ftuar që të dëshmojë për rastin për rezerva shtetërore.

- Reklama -

Më herët gjatë të premtes (28 shkurt), zyra e kryeministrit njoftoi se ka kërkuar nga Themelorja në Prishtinë që ta obligojë Prokurorinë Speciale që Kurtit t’ia marrë dëshminë në zyrën e tij. Kjo ishte përgjigje ndaj urdhrit të Themelores, që siç ka bërë të ditur, i ishte dorëzuar Kurtit më 21 shkurt.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, me Urdhër të gjykatës të datës 21.02.2025 ka obliguar dëshmitarin A.K., që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.  Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 28.02.2025, përmes emalit ka pranuar përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit, lidhur me Urdhrin e lartë – theksuar të gjykatës”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses së Themelores në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Prokuroria Speciale e kishte ftuar kryeministrin për dëshmi më 11 dhjetor. Që atëherë, Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të japë dëshminë, por ka theksuar se prokurorët mund ta intervistojnë në zyrën e tij, një praktikë që sipas tij është ndjekur edhe më parë.

Çështja e rezervave shtetërore përfshin si të dyshuar afaristin Ridvan Muharremi dhe zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara./KOHA/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Riho Terras, pritet të emërohet raportuesi i ri i PE-së për Kosovën

Eurodeputeti nga Estonia, Riho Terras, pritet të emërohet raportues...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort