Supremja e kthen si të bazuar ankesën e PDK kundër shkuarjes së Hanit të Elezit.Njoftimi i plotë:Kolegjet e Gjykatës Supreme, kanë vendosur lidhur me tri ankesat e pranuara ndaj vendimeve të Panelit për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), që kanë të bëjnë me parregullsitë në procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale të mbajtura me 17 tetor 2021.
1. Kolegji i Gjykatës Supreme e ka aprovuar si të bazuar ankesën e kandidatit për kryetar të komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe ka anuluar vendimin e PZAP-së, duke e kthyer çështjen në rivendosje. 2. Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik Lista e Pavarur Bekim Jashari, me seli në Skenderaj, e paraqitur kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa Anr.673/2021, Anr.674/2021, Anr.675/2021, Anr.676/2021, Anr.678/2021, Anr.






