LAJME

Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin  Veselit dhe Krasniqit

Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin  Veselit dhe Krasniqit
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Maj 2026, 06:38

Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit dje, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit.

“Trupi Gjykues konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë vepra penale të tjera”, njofton Specialja.

Ndryshe Më 5 maj 2026, Trupi Gjykues në ҫështjen gjyqësore kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit lëshoi një urdhër me të cilin shtyu afatin për shqiptimin e aktgjykimit me 60 ditë deri më 20 korrik 2026.

Trupi Gjykues konstatoi se rrethanat e çështjes gjyqësore përligjin kërkojnë kohë shtesë duke iu referuar sasisë së provave dhe kompleksitetit të procesit.

Gjithsesi, Trupi Gjykues nënvizoi se në qoftë se një shtyrje e mëtejshme e fatit do të jetë absolutisht e domosdoshme, Trupi Gjykues do të lëshojë  urdhër për këtë qëllim në kohën e duhur.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika