Gjykata në Prishtinë ka marrë vendim me të cilin ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë Dibran Hoxhës dhe Roland Susurit në lidhje me vrasjen që kishte ndodhur në një lokal të Prizrenit në janar të këtij viti.Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar, avokati i Dibran Hoxhws, Nexhat Elshani.
“Po i’u ka vazhdu masa e paraburgimit veç këtyre të dyve, Dibran Hoxhës dhe Rolandit” – tha Elshani për KALLXO.com.
Kurse për të pandehurit e tjerë, Arben Vezaj dhe Jesmir Badalli, prokuroria ka kërkuar zëvendësimin e masës nga ajo e paraburgimit, në masën e arrestit shtëpiak, e më të cilin propozim wshtw pajtuar edhe Gjykata.
Ndërsa për të pandehurin Burim Mazreku, prokuroria ka kërkuar zëvendësimin e masës së paraburgimit në atë të paraqitjes në stacion policor.
Në orët e para të 3 janarit 2023, në lokalin “Kobra City” kishte ndodhur njw gjuajtje me armw dhe kishte mbetur i vdekur njw person.
Dibran Hoxha, i njohur si ‘Kobra’, është i dyshuari kryesor për veprat penale – vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe manipulim me prova.
Lidhur me këtë incident të dyshuar janë edhe Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi, Enver Amrallahu dhe Roland Susuri.
Gjykata e Prizrenit kishte caktuar masën e paraburgimit për të dyshuarit.Në fillim të shkurtit, si kompetente për hetimin e këtij rasti u caktua Prokuroria Speciale. Si rrjedhojë rasti tashmë ka kaluar në trajtim në Gjykatën e Prishtinës.
Të dyshuarit e tjerë, Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahu, po dyshohen për veprën penale – pjesëmarrja në rrahje.