- Reklama -

Gjykata Kushtetuese e Kosovës pranohet anëtare me të drejta të plota në Konferencën Europiane të Gjykatave Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është pranuar anëtare me të drejta të plota në Konferencën Europiane të Gjykatave Kushtetuese (KEGJK).

Pranimi në këtë forum prestigjioz të gjykatave kushtetuese dhe supreme europiane ka ndodhur më 28.02.2028 në takimin përgatitor të Qarkut të Presidentëve të Kongresit të 20-të të KEGJK, të organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në Tiranë,

- Reklama -

Pranimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në KEGJK i parapriu prezantimi i kërkesës për anëtarësim nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi.

Sipas komunikatës së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, kryetari Rexhepi në fjalimin e tij ka thënë se synimi ka qenë që të jenë në vendin e merituar në mesin e anëtarëve të një komuniteti që i mbështet vlerat e demokracisë, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në kontinentin europian.

“Synimi ynë nuk ka qenë kurrë të ndjekim një avantazh politik duke iu bashkuar KEGJK-së, por përkundrazi, të zëmë vendin e merituar në mesin e anëtarëve të një komuniteti që mbështet vlerat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në kontinentin evropian. Gjykata jonë është dëshmuar se është një gardiane e pasionuar e këtyre vlerave”- ka thënë Rexhepi sipas komunikatës.

Konferenca Europiane e Gjykatave Kushtetuese (KEGJK) është themeluar në vitin 1972, me një anëtarësi prej 40 gjykatash kushtetuese dhe supreme të vendeve europiane./Kallxo.com/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Riho Terras, pritet të emërohet raportuesi i ri i PE-së për Kosovën

Eurodeputeti nga Estonia, Riho Terras, pritet të emërohet raportues...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort