Gjykata e Prizrenit mban katër seanca për falsifikim votash, caktohet arrest shtëpiak për 15 të pandehur

LAJMEMë pak se 2 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|1 orë
Gjykata e Prizrenit mban katër seanca për falsifikim votash, caktohet arrest shtëpiak për 15 të pandehur

Gjykata Themelore në Prizren njofton se në datat 10 shkurt me 11 shkurt, ka mbajtur katër seanca dëgjimore referuar kërkesave të Prokurorisë Themelore në Prizren për caktimin e masës së sigurisë, dhe ka marrë vendime si në vijim:

Për dy raste të pranuara në punë, për nëntë të pandehurit nga Komuna e Dragashit, është vendosur si në vijim: Me datë 10 shkurt, ndaj tre të pandehurve L.A., B.B., dhe S.S:, secili veç e veç i dyshuar për veprën penale falsifikimi i rezultateve të votimit nga neni 216 par. 2 lidhur me nenin 31 të KP-së, është refuzuar si e pabazuar kërkesa e Prokurorisë Themelore Prizren për caktimin e masës së paraburgimit, dhe të pandehurit janë liruar të mbrohen në procedurë të rregullt.

Po ashtu me datë 10 shkurt, ndaj gjashtë të pandehurve A.K., M.R., E.R., A:Q., A.T., dhe R.Sh., është refuzuar kërkesa e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, dhe ndaj të pandehurve është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji e cila mund të zgjasë deri më datë 09.03.2026.

Për dy raste të pranuara në punë, për 19 të pandehurit nga Komuna e Suharekës, është vendosur si në vijim: Me datë 11 shkurt 2026, janë pranuar dy kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj 19 të pandehurve, për secilin veç e veç për veprën penale falsifikimi i rezultateve të votimit nga neni 216 par. 2 lidhur me nenin 31 të KP-së.

Gjykata Themelore në Prizren bën të ditur se në Departamentin e Krimeve të Rënda dje me datë 11 shkurt 2026, janë mbajtur dy seanca gjyqësore, të cilat kanë filluar nga ora 18:30, dhe kanë përfunduar në ora 22:00.

Gjyqtarët e procedurës paraprake kanë marrë vendimet si në vijim: Ndaj dhjetë të pandehurve A.Z., B.Z., B.V., E.M., F.K., G.R., Y.Z., L.F., M.H., dhe B.D., është refuzuar kërkesa e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, dhe të pandehurit janë liruar të mbrohen në procedurë të rregullt me datë 11 shkurt.

Ndaj nëntë të pandehurve, H.S:, SH.K., H.G., G.K., F.G., J:D., F.V:, J.G:, B.K., është refuzuar kërkesa e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, dhe ndaj të pandehurve është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji e cila mund të zgjasë deri më datë 10.03.2026.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika