Home LAJME Gjykata e Lartë refuzon vendimin e Trumpit për të ngrirë miliardat për USAID’in dhe ndihmat tjera amerikane

Gjykata e Lartë refuzon vendimin e Trumpit për të ngrirë miliardat për USAID’in dhe ndihmat tjera amerikane

0
Gjykata e Lartë refuzon vendimin e Trumpit për të ngrirë miliardat për USAID’in dhe ndihmat tjera amerikane

Gjykata Supreme të mërkurën hodhi poshtë kërkesën e Administratës Trump për të mbajtur të ngrirë miliarda dollarë ndihmë të huaj të miratuar nga Kongresi.

Megjithatë, gjykata nuk tha menjëherë se kur duhet të lirohen paratë, duke lejuar Shtëpinë e Bardhë të vazhdojë të kundërshtojë çështjen në gjykatat më të ulëta.

Vendimi i gjykatës ishte i ndarë 5 me 4, shkruan CNN.

Urdhri ishte i panënshkruar, por katër gjyqtarë konservatorë kundërshtuan – Samuel Alito, Clarence Thomas, Neil Gorsuch dhe Brett Kavanaugh. Ndërsa pesë gjyqtarët shumicë ishin kryegjykatësi John Roberts, Amy Coney Barrett, Elena Kagan, Sonia Sotomayor dhe Ketanji Brown Jackson.

Shumica vuri në dukje se duke qenë se një afat i urdhëruar nga gjykata për të shpenzuar paratë javën e kaluar kishte kaluar tashmë, gjykatat më të ulëta duhet të “qartësojnë se çfarë detyrimesh duhet të përmbushë qeveria për të siguruar respektimin e urdhrit të ndalimit të përkohshëm”.

Në qendër të çështjes janë miliarda ndihma të huaja nga Departamenti i Shtetit dhe Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, të cilat Trump i ngriu në janar, ndërsa u përpoq të shtrëngonte shpenzimet dhe t’i sillte ato agjenci në përputhje me agjendën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here