- Reklama -

Gjykata e dënon Kurtin për herën e dytë me 250 euro, nuk shkoi të dëshmoi në Prokurorinë Speciale

Gjykata e Prishtinës e ka dënuar për herë të dytë me 250 euro tashmë ish-kryeministrin Albin Kurti për mosparaqitje në Prokurorinë Speciale (PSRK) për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Siç shkruan Kallxo, kjo është herë e dytë që Albin Kurti është dënuar nga Gjykata e Prishtinës pasi nuk i është bindur urdhrit të Gjykatës për të dëshmuar në Prokurori.

- Reklama -

Gjoba e dytë vjen pasi herën e parë Kurti ishte gjobitur që nuk është paraqitur për të dëshmuar dhe pas kësaj gjobe përsëri Prokuroria i është drejtuar Gjykatës që të urdhërojë dëshmitarin të paraqitet në objektin e Prokurorisë për të dëshmuar. Gjykata përsëri ka lëshuar urdhër, i cili nuk është përfillur nga Kurti.

Gjykata e Prishtinës më 04.03.2025 kishte lëshuar urdhër ndaj Kurtit për t’u paraqitur në Prokurori për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Përkundër që kishte urdhër nga Gjykata e Prishtinës, Kurti nuk ishte paraqitur. Në po të njëjtën ditë, Kurti kishte zgjedhur për të shkuar në një vi pune në Gjilan për të përuruar vendosjen e gurit të themelit të një çerdheje.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort