LAJME

Gjukanoviqit i dhurohet “Çelësi i Qytetit” të Prishtinës

Gjukanoviqit i dhurohet “Çelësi i Qytetit” të Prishtinës
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Maj 2022, 17:48

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ia ka dhuruar të mërkurën “Çelësin e Qytetit”, presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Rama gjatë ceremonisë së dhurimit të “Çelësit të Qytetit”, i tha Gjukanoviqit që të ndjehet në Prishtinë sikurse në shtëpinë e tij.

“Ky është çelësi i kryeqytetit, çelësi i shtëpisë suaj. Ndjehuni në Prishtinë si në shtëpinë tuaj, jeni gjithmonë të mirëseardhur”, ka thënë Rama.

Presidenti malazias tha se çelësi është dhuratë e bukur për miqësinë midis dy vendeve.

Gjukanoviq ka arritur të mërkurën në Kosovë, ku do të qëndrojë deri të enjten. Përveç Ramës, ai është takuar të mërkurën edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika