LAJME

Gjukanoviq: Serbia kopje e Rusisë, kërkon të sundojë vende

Gjukanoviq: Serbia kopje e Rusisë, kërkon të sundojë vende
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Mars 2023, 17:08

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka thënë se Serbia në Ballkanin Perëndimor po synon ta bëjë atë që po e bën Rusia në rajonin e saj.

Gjukanoviq ka thënë se Serbia po mundohet ta sundojë Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën e Maqedoninë e Veriut.

Presidenti malazias për “Zërin e Amerikës” ka thënë se tentimet e Serbisë ende nuk kanë marrë përgjigje adekuate nga Perëndimi.

“Në Ballkanin Perëndimor, ekziston një kopje e asaj që Rusia dëshiron ta bëjë në rajonin e saj. Në Ballkan, ne tash kemi një përpjekje për të krijuar një botë serbe si një lloj zgjerimi i botës ruse në rajonin rus, dhe siç përpiqen ata të rikthejnë ndikimin që kanë pasur në Bashkimin Sovjetik, të njëjtën po e bën edhe Serbia. Këto janë politika retrograde, nuk duan të sundojnë vendet e tyre, duan të qeverisin kombet. Ne e shohim këtë në rajon ku Serbia mundohet të sundojë Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Dhe unë do të thosha se për fat të keq, kjo politikë nuk ka marrë ende një përgjigje adekuate nga partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë Gjukanoviq.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika