Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ia ka dërguar kryetares së Kuvendit Danijela Gjuroviq propozimin për shpërbërjen e Parlamentit të Malit të Zi.
Në sqarimin e tij, Gjukanoviq deklaroi se pas konsultimeve për mandatin për përbërjen e qeverisë, ai nuk “ka pasur përshtypjen se ekziston një shumicë e qartë që do të ishte në gjendje të formonte një qeveri që do të ofronte zgjidhje për probleme shumë të vështira në në nivel financiar, ekonomik, juridik, institucional dhe politik”.
“Sidomos në aspektin e sigurisë, duke pasur parasysh krizën aktuale në Evropë të shkaktuar nga agresioni rus kundër Ukrainës, i cili ka implikime të padyshimta për sigurinë e Ballkanit Perëndimor”, tha Gjukanoviq, shkruan Vijesti, transmeton Klankosova.tv.





