Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka bërë një deklaratë të fortë teksa është shprehur se presidenti i Serbisë, është duke e menduar ende idenë për krijimin e “Serbisë së Madhe” dhe shton se Mali i Zi është pjesë e pashmangshme e një plani të tillë.
Ai thotë se Vuçiç gjithashtu vazhdon ta mbajë gjallë iluzionin për aneksimin e Republika Srpskas.





