Policia e Kosovës ka ndaluar në Prizren pesë persona gjatë kontrollit të të cilëve janë gjetur dhe sekuestruar shtatë armë, katër radio marrës dhe municion përkatës.
Në Kosovë është hap sezoni i gjuetisë, por gjuetia është e lejuar vetëm me kushte të caktuara dhe në vende që janë të licencuar nga ministria përkatëse, në zonë e Prizrenit nuk ka ndonjë zonë ku është e lejuar gjuetie dhe shumë të pasionuar pas gjuetisë nuk përfillin rregullat dhe ligjet në fuqi.





