LAJME

Gjuajtje me armë zjarri gjatë ahengjeve familjare në Prizren e Suharekë, arrestohen dy persona

Gjuajtje me armë zjarri gjatë ahengjeve familjare në Prizren e Suharekë, arrestohen dy persona
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Gusht 2024, 10:23

Policia në rajonin e Prizrenit, konkretisht në qytetin e Prizrenit dhe atë të Suharekës dje ka sekuestruar dy armë të përdorura gjatë ahengjeve familjare, teksa dy të dyshuarit janë dërguar në stacionet policore.

Në rrugën “Fadil Morina” në Prizren është sekuestruar një armë me një karikatorë, katër fishek dhe tri gëzhoja, kurse ndaj të dyshuarit S.B, iniciohet rast si “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Po ashtu, në fshatin Krushicë të Suharekës janë sekuestruar një armë me një karikatorë dhe 100 fishek, teksa ndaj të dyshuarit J.K është iniciuar rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika