Home LAJME Gjuajtje me armë në një lokal nate në Suharekë, plagoset një person e lëndohen gjashtë të tjerë

Gjuajtje me armë në një lokal nate në Suharekë, plagoset një person e lëndohen gjashtë të tjerë

0
Gjuajtje me armë në një lokal nate në Suharekë, plagoset një person e lëndohen gjashtë të tjerë

Një person është plagosur me armë zjarri dhe gjashtë të tjerë janë lënduar nga gjësende të forta, dhe xhamat e thyer të dritareve të një lokali ku ishin duke qëndruar.

E gjithë ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 02:00 në fshatin Topliqan të Suharekës.

Policia ka thënë se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetën ndërsa personat tjerë po trajtohen në spital.

Prokurori ka urdhëruar policinë që rasti të hapet si vrasje në tentativë ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja të armës të cilat dyshohet të jenë shkrepur nga një kallashnikov.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here