LAJME

Gjuajti me armë zjarri në fejesën e djemve në Krushë të Vogël, Policia i shkon në shtëpi dhe e arrestojnë

Gjuajti me armë zjarri në fejesën e djemve në Krushë të Vogël, Policia i shkon në shtëpi dhe e arrestojnë
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Qershor 2021, 11:19

Dje policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në fshatin Krushë e Vogël dëgjohen të shtëna nga arma e zjarrit. “Veprimet policore ishin të menjëhershme dhe gjatë patrullimit në atë lokacion gjetën se i dyshimti F. H, i lindur në vitin 1979, kishte shkrepur disa here në ajër me arsyen se kishte fejuar djemtë e tij”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë automatike dhe dy karikator të zbrazët. Ndërsa, rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.

Policia rajonale në Prizren apelon te qytetarët që rastet e festave apo ahengjeve familjare të mos përdorim armë zjarri të cilat cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe prishin rendin dhe qetësinë publike, andaj moto e policisë është: “Festo me zemër e jo me armë”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika