Policia Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur sot se hetuesit e stacionit Policor në Prizren me datë 17.01.2024 ,kanë pranuar një informate se me datë 01.01.2024, ka pas gjuajtur me armë zjarri, në pritjen/festën e Vitit te Ri në fshatin Billushë të Prizrenit.
Sektori i hetimeve të Stacionit Policor në Prizren gjatë hetimit të rastit kanë arritur qe te gjejnë dhe të sekuestrojnë ne cilësinë e provave materiale një pushkë M48A e prodhimit jugosllave me nr. serik 12286, dhe 11 fishekë, të i dyshuari H.B. i vitit të lindjes 1974 i cili nuk posedon leje për armë. I dyshuari është shoqëruar ne stacionin policor ne Prizren , gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar veprën penale.






