Memli Krasniqi është kandidati zyrtar për të parin e PDK-së, mirëpo, sipas Betim Gjoshit, edhe Enver Hoxhaj pritet të zyrtarizojë kandidaturën e tij në ditët në vazhdim.
Gjoshi tha se nuk janë vetëm këta dy emra, pasi PDK’ja ka disa figura meritore për këtë post.
“Enver Hoxhaj pritet të zyrtarizojë në ditët në vazhdim kandidaturën e tij, mirëpo do të jenë edhe disa kandidatë tjerë, duke qenë se në PDK ka disa figura tjera të ngritura”, tha Gjoshi për Kanal 10.





