Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjobitur me 300 euro drejtuesin e një kamioni dhe kompaninë që e ka në pronësi kamionin, pasi disa blloka ndërtimorë kanë rënë nga kamioni në rrugën Zhur–Dragash, duke penguar dhe rrezikuar qarkullimin.
Gjobitet shoferi i kamionit pasi bllokat ndërtimorë ranë në rrugën Zhur–Dragash

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 19.08.2026, rreth orës 11:00, në vendin e njohur si “Laku i Keq”.
“Patrulla policore e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor (NJRTRR) Prizren ka pranuar informacionin se në rrugën Zhur–Dragash (te Laku i Keq) nga një mjet transportues kishin rënë në rrugë disa blloka ndërtimorë, duke penguar dhe rrezikuar qarkullimin e automjeteve” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Drejtori i Shërbimeve Publike inspektoi punimet në rrugët “Shotë Galica” dhe “Latif Berisha” në Prizren

Pasi raportohet nga qytetarët, gjobitet me 150 euro ngasësi që lejoi pasagjerin të nxjerrë turpin jashtë automjetit në Suharekë

Tre të arrestuar për fajde në Prizren, njëri goditi me veturë 17-vjeçaren dhe policin gjatë arratisjes

