LAJME

Gjobitet qytetari pasi voziti 172 kilometra në orë

Gjobitet qytetari pasi voziti 172 kilometra në orë
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Janar 2022, 19:53

Policia e ka gjobitur një qytetar pasi ka votizur në 172 kilometra në orë, në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë ishte 100.

Në njoftimin e PK-së thuhet se qytetari u gjobit me 300 euro, tre pikë negative dhe për tre muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik.

“Policia e Kosovës po vazhdon dhe do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj të gjithë kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika