Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren, njësiti rajonal i trafikut rrugor Prizren ka njoftuar se më datën 05.06.2024 përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se një automjet civil me targa jo vendore ka të vendosura pajisje rotative të cilat pajisje janë të ndaluara me ligjin mbi rregullat në trafikun rrugor.
Gjoba në trafikun rrugor në Prizren

Njësiti rajonal i trafikut rrugor Prizren ka arritur që të lokalizoj dhe ndaloj automjetin e lartëcekur duke konfiskuar pajisjet rotative të vendosura në mjet dhe ndaj ngasësit të automjetit është shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro, 3 pikë negative dhe masa e ndalim drejtimit të mjeteve me veprim motorin për 3 muaj në territorin e Republikës së Kosovës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

