LAJME

Gjimnazistja e Prizrenit, Emira Karahoda fituese e vendit të parë në nivel Republike në garën ” Shkencëtari i ri”

Gjimnazistja e Prizrenit, Emira Karahoda fituese e vendit të parë në nivel Republike në garën ” Shkencëtari i ri”
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Qershor 2021, 13:13

Nxënësja Ermira Karahoda e gjimnazit ” Gjon Buzuku” të Prizrenit, dhe Vlera Berisha, janë shpallur fituese të garës nacionale ” Shkencëtari i ri”, kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në rrjete sociale nga drejtori i këtij institucioni arsimor, Jeronim Susuri, raporton TV Prizreni.

Postimi i plotë:
“Gjimmazi “Gjon Buzuku” rrëmbeu vendin e parë në nivel Republike në garën Shkencëtari i Ri.
Së bashku me Drejtoreshën e Arsimit, Znj. Xhemile Thaçi Vezgishi, zyrtarin e DKA-ë, z. Nexhat Mackaj , prof. Milazim Kastrati, nxënësit fitues dhe prindërit e tyre ishim në cermoninë e ndarjes së shpërblimeve për garën “Shkencëtari i Ri” e cila u organizia në MASHT, nën udhëheqjen e ministres, Znj. Arbërie Nagavci.

Gara është mbajtur në lëndët e shkencave natyrore në muajin Maj të këtij viti, ku pjesëmarrës ishin gjimnazet e 4 komunave: Prizrenit, Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizait.
Kontributi i mësimdhënësve dhe angazhimi i nxënësve tanë, gjimnazin “Gjon Buzuku” e renditën në vendin 1️⃣ në nivel Republike.
Nxënësja jonë, Ermira Karahoda, e rrëmbeu vendin e parë 🥇 në nivel vendi, duke u cilësuar si Shkencëtarja e Re e vitit 2021.
Ndërsa, Vlera Berisha vendin e🥈dhe Andin Dana vendin e 🥉.
Ndihem krenar me nxënësit e shkollës sonë, dhe në emër të menaxhmentit të gjimnazit “Gjon Buzuku” i falenderojë secilin për rezultatet e arritura dhe i uroj shëndet e suksese tjera!
E falenderojmë ministren, znj. Arbërije Nagavci, për angazhimin dhe mbështetjen e dhënë!
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika