LAJME

Gjimnazi ”Gjon Buzuku” përzgjedhet shkolla që përfiton donacion nga ambasada bullgare

Gjimnazi ”Gjon Buzuku” përzgjedhet shkolla që përfiton donacion nga ambasada bullgare
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Nëntor 2020, 13:49

Drejtori i gjimnazit ”Gjon Buzuku” Jeronim Susuri, në një njoftim në faqen e tij në “facebook”,  ka treguar se së shpejti do të fillojnë punimet në realizimin e kabinetit të Fizikës dhe Astronomisë në gjimnazin Gjon Buzuku, projekt ky që do të realizohet nga Fondi Bullgar për Zhvillim dhe fondi vetanak i shkollës me vlerë totale 15 053.97 euro., raporton TV Prizreni

Ky është njoftimi i plotë:

Sot nga Ambasada Bullgare na njoftuan që projekti i Shkollës sonë me titull: Krijimi i Kabinetit të Fizikës dhe Astronomisë është përzgjedhur si njëri ndër projektet që do të realizohet nga Fondi Bullgar për Zhvillim dhe fondi vetanak i shkollës me vlerë totale 15 053.97 euro.

Realizimi i projektit do të fillojë nga Dhjetori 2020 dhe përfundimi parashihet në gjysmën e parë të vitit 2021.

E falenderojmë Ambasada Bullgare për mbështetje, arkitekten Nisa Bujari si dhe mësimdhënësin e shkollës sonë Driton Mallaku për përpilimin e këtij projekti!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika