LAJME

Gjimnazi “Gjon Buzuku” përfiton grant prej 15,700 euro nga Ambasada e Bullgarisë për klasat inteligjente

Gjimnazi “Gjon Buzuku” përfiton grant prej 15,700 euro nga Ambasada e Bullgarisë për klasat inteligjente
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Prill 2025, 14:50

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren ka nënshkruar një marrëveshje granti me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, në kuadër të projektit “Krijimi i Klasave Inteligjente (Smart Classrooms)”.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ambasadori i Bullgarisë, Dimitar Manchev, dhe drejtoresha e gjimnazit, Gylaj Karjagdiu, në një ceremoni zyrtare të mbajtur në ambientet e shkollës.

📌 Projekti, me vlerë prej 15,700 euro, synon të pajisë klasat me teknologji të avancuar për mësimdhënie digjitale, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e arsimit dhe duke krijuar një mjedis më inovativ e interaktiv për nxënësit.

Ky bashkëpunim përfaqëson një hap konkret drejt modernizimit të procesit mësimor dhe është një dëshmi e përkushtimit të gjimnazit për të ofruar kushte bashkëkohore në arsim. Projekti pritet të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e aftësive digjitale të nxënësve dhe përgatitjen e tyre për sfidat e tregut global të dijes.

Në përfundim të ceremonisë, drejtoria e shkollës ka shprehur mirënjohje të veçantë ndaj Ambasadës Bullgare për mbështetjen dhe besimin në rëndësinë e këtij projekti për komunitetin arsimor të Prizrenit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika