Home LAJME Gjilanë: Policët i fikën dritat, na rrahën në terr (Video)

Gjilanë: Policët i fikën dritat, na rrahën në terr (Video)

0
Gjilanë: Policët i fikën dritat, na rrahën në terr (Video)

Katër të rinj nga Gjilani kanë denoncuar në Inspektoratin Policor të Kosovës një rast ku dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga ana e zyrtarëve policor.

Hetimet lidhur me rastin e ka konfirmuar për klankosova.tv, Arbër Beka, zëdhënës i IPK-së.“Ju njoftojmë se Departamenti për menaxhimin e ankesave në IPK ka pranuar ankesë nga një qytetar në lidhje me këtë rast dhe rasti është në fazën e hetimit preliminar”.

E njëri nga viktimat e rastit, Altin Isufi, në Edicionin Special në Klan Kosova ka treguar se si ka ndodhur ngjarja e së shtunës brenda një lokali në Gjilan.

https://www.youtube.com/watch?v=syZT-uO6afQ&feature=emb_title

Isufi tha se janë sulmuar në terr nga policët.“Rreth orës 22:00 nëse nuk gabohem e kam vërejtur një zyrtar policor i cili nuk ka qenë në uniformë, i cili ka qenë jashtë detyrës zyrtare duke pirë. Mundem edhe të ia përmend inicialet L.T. Gjatë qëndrimit në lokal i kam parë disa persona që na kanë rrethuar. Njëra nga ta është ulur afër meje dhe më tha “Po ulem pa të pyetur”.

Unë ia ktheva “Në rregull mund të ulesh”. Pastaj i kam vërejtur këta personat duke na rrethuar. Janë fikur dritat dhe kanë filluar të na godasin”.

“Dy prej tyre, kanë dalë pa ndjenja nga lokali”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here