LAJME

Gjesti i Serbisë në Botëror, reagon ministri Çeku: Presim veprime konkrete nga FIFA

Gjesti i Serbisë në Botëror, reagon ministri Çeku: Presim veprime konkrete nga FIFA
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Nëntor 2022, 15:51

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar në lidhje me veprimin josportiv të kombëtares së Serbisë para ndeshjes ndaj Brazilit.

Siç dihet, në zhveshtoren e ekipit serb ishte i pranishëm një flamur që mbante hartën e Kosovës nën ngjyrat serbe.

Përkitazi me këtë situatë, Çeku kërkon veprime konkrete nga FIFA dhe këtë mesazh të kombëtares serbe e quan ksenofobik e gjenocidial. Më poshtë gjeni postimin e tij në Twitter.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika