LAJME

Gjest për respekt, polici në Prizren gjen 500 euro në rrugë, ia kthen pronarit

Gjest për respekt, polici në Prizren gjen 500 euro në rrugë, ia kthen pronarit
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Shtator 2023, 15:39

Një zyrtar policor nga Prizreni i cili ishte në patrullë ditë më parë, në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prizren, gjen 500 euro në rrugë dhe më pas ia kthen pronarit.

Ngjarja ndodhi pasditen e datës 10 shtator, teksa ishte duke lëvizur një i ri me motoçikletë i bien nga xhepi disa të holla, vlera e të cilave ishte 500 euro.

Disa minuta më vonë i riu kthehet duke i kërkuar të hollat nga kishte lëvizur me motoçikletë, nga patrulla që ishte aty afër vërehet dhe pas një diskutimi në mes palëve dhe vërtetësie i kthehen të hollat, siç bëhet e ditur nga një dëshmitar i rastit./tvprizreni/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika