LAJME

Gjermania vendos të dërgojë trupa ushtarakë në Bosnjë

Gjermania vendos të dërgojë trupa ushtarakë në Bosnjë
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Qershor 2022, 16:52

Qeveria gjermane të mërkurën ka aprovuar dërgimin e 50 trupave për t’iu bashkuar misionit ushtarak të Bashkimit Evropian në Bosnjë, raportoi AP-ja.

Qëndrimi i trupave, që paraprakisht duhet të votohet nga parlamenti, do të zgjaste deri më 30 qershor të vitit 2023.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, David Helmbold, ka thënë se trupat do të dërgohen në Sarajevë dhe në dy ekipe mobile të vëzhgimit që do të vepronin si “sy dhe vesh” të misionit.

Kontributi i fundit i Gjermanisë me trupa për misionin, i njohur si Althea, ishte rreth një dekadë më parë.

BE-ja dhe SHBA-ja kanë shprehur shqetësime për ndarjen e mundshme të shtetit ballkanik nëse marrëveshja e paqes e arritur 27 vjet më parë do të prishej.

Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, për vite ka nxitur ndarjen e pjesës serbe të Bosnjës dhe bashkimin me Serbinë fqinje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika