LAJME

Gjermania, Serbisë: Reduktoji trupat në kufi me Kosovën – pa vonesa

Gjermania, Serbisë: Reduktoji trupat në kufi me Kosovën – pa vonesa
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Shtator 2023, 17:10

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë i ka bërë thirrje Serbisë që të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesa.

Sipas MPJ-së gjermane, përshkallëzimi i mëtejshëm mes Serbisë dhe Kosovës duhet të shmangët, ndërsa bëri thirrje që procesi politik të vazhdojë urgjentisht.

“Së bashku me partnerët tanë, ne jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me palët e përfshira. Procesi politik duhet të vazhdojë urgjentisht”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se përveç Gjermanisë, thirrje Serbisë për largimin e trupave ushtarake rrotull kufirit me Kosovën i ka bërë thirrje edhe ShBA-ja.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika