- Reklama -

Gjermania pret nga Kosova e Serbia gatishmëri për kompromise

Qeveria e Gjermanisë pret që Kosova e Serbia të kenë më shumë gatishmëri për kompromise në dialogun mes dy shteteve, ka thënë të premten, ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, në një takim me përfaqësues të shteteve të Ballkanit Perëndimor në një përpjekje për të ulur ikjen e qytetarëve.

“Situata e pazgjidhur në mes të Kosovës dhe Serbisë është shkaktare e vazhdueshme e tensioneve – targat e veturave ose distribuimi i energjisë. S’mund ta lejojmë më gjatë këtë. Po i mban dy shtetet dhe të tërë rajonin prapa. E dimë të gjithë që një marrëveshje gjithëpërfshirëse që sjell normalizim të plotë, një ditë duhet të arrihet. Prandaj përse të shtyhet ‘kjo ditë’ edhe më tutje? Qeveria e Gjermanisë mbështet plotësisht përpjekjet e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, në këtë aspekt. Dhe ne presim më shumë gatishmëri për kompromis në të dyja anët”, ka thënë Baerbock.

- Reklama -

Ajo i ka theksuar si tri pika kyçe për rajonin dhe çështjen e dialogut të Kosovës e Serbisë e ka renditur si të dytën, pas asaj për thirrjen drejtuar Republika Srpskas në Bosnje që t’i japë fund politikave separatiste.

Pikë të tretë e ka pasur thirrjen për Serbinë që të rreshtohet kah politikat e BE-së dhe vënien e sanksioneve ndaj Rusisë.

Baerbock po ashtu u ka bërë thirrje përfaqësuesve evropianë që të veprojnë për liberalizim të vizave.

“Ne, si BE, duhet të lëvizim për ato që i kemi premtuar qe një kohë të gjatë – si liberalizimi i vizave për Kosovën. Javën e shkuar, Komisioni Evropian rikonformoi rekomandimin e 2018-s që të lëvizë përpara. Ju bëj thirrje të gjithë partnerëve në BE të lëvizin më në fund. Kemi dhënë premtim si BE – dhe duhet ta realizojmë”, ka thënë ajo.

Në këtë mbledhje iu dha drita e gjelbër marrëveshjeve për udhëtim vetëm me letërnjoftime, njohje të diplomave të universiteteve e se kualifikimet profesionale do të pranohen në tërë rajonin. Marrëveshjet, që pritet të nënshkruhen në nëntor, do t’ua sjellin mundësinë kosovarëve që të udhëtojnë drejt Bosnjës pa viza.

Në Samitin në Berlin, zyrtarët e BE-së kërkuan nga shtetet e Ballkanit perëndimor t’i përafrojnë politikat e vizave me standardet e BE-së, në luftim të trafikimit të emigrantëve, mbrojtje të kufijve e shpejtim të dëbimeve.

Edhe Austria, Çekia e shtete të tjera të Evropës qendrore kanë raportuar për rritje të numrit të imigrantëve dhe azilkërkuesve.

Vetëm në Gjermani, deri në fund të shtatorit sivjet rreth 135 mijë qytetarë kanë aplikuar për azil.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort