Tre ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Portugalisë dhe Sllovenisë janë zotuar se do të angazhon për të çuar përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, si shteti i vetëm në rajon qytetarët e së cilit s’mund të lëvizin lirshëm në Evropë.
Në një shkrim të përbashkët, për të cilin të drejtën ekskluzive të botimit në gjuhën shqipe e ka KOHA Ditore, ministrat Heiko Maas, Augusto Santos Silva dhe Anzhe Logar, kanë thënë se “Ka ardhur koha finale që BE-ja të mbajë premtimet e saj”.
“Udhëtimi drejt BE-së gjithashtu është bërë më i lehtë për shumicën e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. Kosova mbetet vendi i vetëm në rajon pa liberalizimin e vizave dhe ne jemi të angazhuar për ta çuar përpara këtë proces. Për më tepër, qytetarët dhe kompanitë nga rajoni janë duke marrë pjesë gjithashtu në programet e BE-së, si Erasmus+, i cili mbështet shkëmbimet studentore, ose programi i Evropës për përmirësimin e konkurrencës së sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme (COSME), për të përmendur vetëm dy”, kanë shkruar ndër të tjerash ata.





