Gjermania sikurse në të kaluarën ashtu edhe në të ardhmen do të vazhdojë të kundërshtojë idetë për ndryshim të kufijve të Ballkanit.Kështu ka thënë kryediplomati gjerman, Heiko Maas gjatë konferencës për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Gjermania përsëri kundër: Ne s’vëmë gisht në kufijtë ballkanikë

Ai ka thënë se “Non-paper”-i, për ndryshim të kufijve ballkanik nuk është i vërtetë.
”Non paper-i” e mban emrin e vërtetë. Do të thotë “non paper” dhe nuk është dokument i vërtetë. Ajo është diçka që nuk duhet të merremi me të më shumë. Nuk ka asnjë pjesëmarrje të Gjermanisë në asnjë lloj “non paper”.
Nëse ka zëra për këtë, atëherë ato janë ‘fake news’. Politika gjermane për Ballkanin Perëndimor, është ajo, se ne nuk vëmë gisht në kufijtë ballkanik. Çdo ndryshim i kufijve, kudo qoftë do të ketë ndikim në tërë rajonin dhe do të ketë pasoja negative për të gjithë”, tha Maas.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

