- Reklama -

Gjermania e pranon se s’mund të funksionojë pa punëtorët e huaj

Agjencia Federale e Punës në Gjermani ka pohuar se ekonomia dhe kompanitë e mesme mbështesin ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet e tjera. Ekonomia nuk mund të funksionojë në formën e tanishme pa punëtorët shtesë.

Shefja e Agjencisë Federale të Punë, Andrea Nahles, ka bërë thirrje për më shumë emigracion në Gjermani, shkruan “Deutsche Welle”. “Për shkak të ndryshimit demografik, nuk ka asnjë skenar ku mund t’ia dalim pa emigracion të madh”, ka thënë Nahles për gazetën “Süddeutsche Zeitung”. “Gjermania është një vend migrimi”.

- Reklama -

Republika Federale ka nevojë për rreth 400.000 punëtorë shtesë dhe punëtorë të kualifikuar në vit, ka shtuar ish-shefja e Partisë Socialdemokrate (SPD), tani drejtuese e Agjencisë Federale të Punës.

Punëtorët e huaj ende duhet të kapërcejnë një numër relativisht të madh pengesash për shkuarjen në Gjermani. Kjo nis me pengesat në lëshimin e vizave dhe kalon përmes zyrave të imigracionit me staf të pamjaftueshëm e deri tek njohja e diplomave dhe barrierat gjuhësore. Prandaj, politikanët duhet të veprojnë dhe t’i lehtësojnë gjërat, ka thënë Nahles. Sigurimi i punëtorëve të kualifikuar është çështja qendrore e tregut të punës.

Në të njëjtën kohë, kreu i Agjencisë Federale të Punësimit ka paralajmëruar se edhe potenciali i brendshëm i punëtorëve duhet të shfrytëzohet më mirë.

“75 për qind e grave janë të punësuara, por shumë punojnë me orar të pjesshëm. Të rinjtë me prejardhje migrimi duhet të mbështeten më shumë se më parë”, ka thënë ajo. Gratë me prejardhje migrimi kanë shpesh më shumë pengesa në tregun gjerman të punës. “Edhe të moshuarve apo të papunëve nuk u janë dhënë mundësi të mjaftueshme deri më tani”.

Në këtë kuadër, kryetarja e ekspertëve ekonomikë, Monika Schnitzer, ka mbështetur reformën e ligjit të shtetësisë të planifikuar nga qeveria federale. Marrja më e lehtë e shtetësisë forcon integrimin e të huajve që jetojnë dhe punojnë në Gjermani, ka thënë për gazetat e grupit Funke kryetarja e këshillit të ekspertëve, duke folur për zhvillimet e përgjithshme ekonomike. “Në funksion të ndryshimit demografik dhe mungesës në rritje të punëtorëve, në veçanti punëtorëve të kualifikuar, kjo është padyshim për t’u mirëpritur”.

Shoqata Federale e Bizneseve të Mesme (BVMW) gjithashtu ka mbështetur këto plane. Reduktimi i pengesave burokratike në natyralizimin e inxhinierëve të softuerëve si dhe personelit të infermierisë mund të jetë një avantazh i rëndësishëm për ardhjen dhe mbetjen e tyre në Gjermaninë në terma afatgjatë, ka thënë Drejtori Markus Jerger.

Qeveria federale dëshiron të ulë pengesat ligjore për marrjen e shtetësisë gjermane. Në të ardhmen, duhet të jetë e mundur të merret shtetësia pas vetëm pesë vjetësh qëndrimi në Gjermani, në vend të tetë vjetëve siç është tani. Në rastin e “arritjeve të veçanta të integrimit” kjo duhet të jetë e mundur pas tre vjetësh. Partitë e Unionit e refuzojnë projektin, e rezerva ka edhe një pjesë e partisë liberale në pushtet, FDP.

Ndërkohë, Enti Federal i Statistikave ka njoftuar se në gjysmën e parë të vitit 2022, më shumë se një milion njerëz me shtetësi të huaj kanë shkuar në Gjermani. Emigracioni neto nga janari deri në qershor ishte 1.046.000, sipas zyrës me seli në Wiesbaden. Kjo është vlera më e lartë brenda një gjysmë viti, që nga ribashkimi i Gjermanisë në vitin 1990.

Popullsia në Republikën Federale u rrit për 2.9 milionë nga fundi i vitit 2014 deri në mes të vitit 2022. Por numri i njerëzve me shtetësi gjermane është ulur. Rritja është kryesisht për shkak të migrimit të refugjatëve nga rajonet e përfshira në luftë dhe dhunë, si në Siri, Afganistan dhe Irak në 2015/2016. Por numri këtë vit është shtuar veçanërisht për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë, e flukse mjaft të mëdha ka edhe nga vendet e BE-së, si Rumania, Bullgaria dhe Polonia./DW

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi, kush fshihet pas tyre?

Studentët në Serbi u distancuan nga organizatat ekstremiste, që...

Belgjikë: Arrestohen 13 shqiptarë

Policia gjyqësore e Lièges në Belgjikë dhe shërbime të...

Rama ndan shifrat: Viti 2024 solli 11,7 milionë vizitorë të huaj në Shqipëri

11,7 milionë vizitorë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit...

Maqedonci e Jashari priten në DASH, flasin për zbarkime të FSK-së me trupat amerikane në misione ndërkombëtare

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, bashkë me...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort