- Reklama -

Gjermani: Papunësia arrin në muajin mars nivelin 6.3%

Papunësia në Gjermani u rrit në muajin mars me 26,000 vetë – rritja më e lartë mujore kjo që nga tetori i vitit 2024. Rritja i tejkalon shumë parashikimet e analistëve.

Tregu i punës në Gjermani tregoi në mars shenja të reja tensionimi, pasi papunësia u rrit ndjeshëm, duke shënuar rritjen më të madhe mujore që nga tetori i vitit 2024.

- Reklama -

Numri i të papunëve u rrit me 26,000 vetë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të papunëve në 2.92 milionë, njoftoi të premten Zyra Federale e Punës. Shifra i tejkaloi prognozat e analistëve, të cilët kishin parashikuar një rritje të papunësisë me 10,000 vetë.

Në këtë mënyrë niveli i papunësisë arriti në 6.3%, nga 6.2% që ishte një muaj më parë.

Rimëkëmbja e pranverës më e ngadaltë

“Muaji mars shënon fillimin e së ashtuquajturës rimëkëmbje pranverore në tregun e punës. Megjithatë këtë vit rënia ekonomike po e ngadalëson dukshëm atë,” tha Andrea Nahles, drejtuese e Agjencisë Federale të Punësimit.

Gjermania, e cila ka përjetuar për dy vite radhazi tkurrje ekonomike, është ende duke u përballur me dobësi të vazhdueshme, veçanërisht në prodhimin industrial.

Rritja e tarifave doganore nga SHBA-ja

Sfidat ekonomike të Gjermanisë janë më të dukshme në sektorin e saj kyç të automjeteve, në të cilin kompani si Volkswagen, po shkurtojnë vende pune për shkak të rënies së kërkesës.

Presioni u shtua edhe më tej këtë javë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi vendosjen e një tarife prej 25% për automjetete importuara, vendim që pritet të godasë rëndë prodhuesit gjermanë.

Pak kërkesë në tregun e punës

Agjencia Federale e Punësimit njoftoi se krahasuar me marsin e vitit të kaluar numri i vendeve të lira të punës ka rënë ndjeshëm. Këtë vit ka pasur 64,000 më pak vende të lira pune krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar që tregon për një kërkesë të ulët për fuqi punëtore.

Në dhjetëvjeçarin e fundit papunësia ka mbetur nën nivelin 3 milionë, por tendecat aktuale të bëjnë të mendosh se kjo mund të ndryshojë së shpejti./DW

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort