Gjatë një prononcimi, gjenerali amerikan, Wesley Clark ka thënë se është shumë i lumtur që po qëndron në një vizitë në Kosovë.
Clark në një konferencë për media, falënderoi ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Forcat e Armatosura të Kosovës, për pritjen që i është bërë, përcjell albinfo.ch.“Jam i lumtur që të kthehem për vizitë në Kosovë. Është hera e parë që po e vizitoj Ministrinë e Mbrojtjes, dhe jam i impresionuar, e kam parë gjatë viteve zhvillimin e Kosovës, është një zhvillim në liri, demokraci. Shpresoj që të këtë prosperiteti ekonomik për popullin e Kosovës. Njerëzit e Kosovës janë shembull i madh për botën, për vendosjen, punën dhe për të shërbyer në demokraci”, deklaroi ai.





