E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka mirëpritur gjeneral-brigade Sean Flynn, përfaqësuesin ushtarak të SHBA-së në detyrë në Komitetin Ushtarak të Aleancës Veriatlantike (NATO).
Gjenerali amerikan vjen në Kosovë, në fokus raportet SHBA -Ministri e Mbrojtjes – FSK

Sipas një njoftimi nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, gjenerali Flynn ndodhet për një vizitë në vendin tonë me qëllim që të njihet më afër me zhvillimet në marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
“Gjatë vizitës së tij në Kosovë, gjeneral brigade Flynn do të mësojë më shumë rreth zhvillimeve në marrëdhëniet dypalëshe të SHBA-së me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe do të takohet me personelin amerikan në Kampin Bondsteel që mbështet misionin e Forcës së NATO-s në Kosovë – KFOR.”, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

