Përpjekja e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n nuk do të kërkojë shtimin e më shumë forcave amerikane tokësore në asnjë prej shteteve, raportoi AP të premten.
Gjenerali i ushtrisë, Christopher Cavoli, theksoi se stërvitjet ushtarake dhe rotacionet e trupave amerikane me gjasë do të rriten dhe fokusi i shtuar i ushtrisë do të vazhdojë të jetë në lindje të Evropës.
“Qendra e fokusit të forcave të NATO-s është zhvendosur në lindje”, tha Cavoli gjatë dëgjimit në Komitetin e Senatit për Shërbimin Ushtarak lidhur me nominimin e tij që ta marrë Komandën Evropiane.





