- Reklama -

Gjeneral Rama në SHBA, mbahet stërvitja fushore e Gardës Kombëtare të Iowa-s, ku janë të integruar edhe pjesëtarët e FSK-së

Në vazhdën e vizitës në ShBA, komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka vizituar Gardën Kombëtare të Iowa-s.

Gjatë kësaj vizite është takuar me komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral major Ben Corell ku diskutuan për avancimin e Partneritetit Ndërshtetëror që Kosova ka me këtë shtet të SHBA-së.

- Reklama -

Gjeneral Rama falënderoi gjeneralin Corell për mbështetjen dhe bashkëpunimin për një dekadë në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.

Në veçanti, ai çmoi lartë ofrimin e mundësisë historike të zbarkimit të ushtarëve të FSK-së së bashku me Gardën e Iowa-s në misionin paqeruajtës dhe stabilitetit në Kuvajt me çka Kosova është bërë tashmë kontribuuese e sigurisë në Botë.

Gjithashtu, të dy gjeneralët diskutuan për avancimin e këtij partneriteti, për zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta në funksion të ngritjes së ndërveprueshmërisë dhe aftësive ushtarake për pjesëmarrje efektive edhe në zbarkimet dhe misionet tjera të përbashkëta paqeruajtëse.

Gjatë kësaj vizite Gjeneral Rama vizitoi stërvitjen fushore të Gardës Kombëtare të Iowa-s, ku ishin të integruar edhe pjesëtarët e FSK-së, ku u njoftuan nga afër me aftësitë dhe kapacitetet operacionale logjistike dhe ato ajrore të Gardës Kombëtare të Iowa-s. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Familja Shala nga Atmaxh fal gjakun e djalit 17-vjeçar familjes Krasniqi nga Sushica e Graçanicës

Në një akt të rrallë fisnikërie dhe burrërie, familja...

Vdes një 33-vjeçare nga aksidenti në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një 33-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një...

I riu theret me thikë në Zhur, ndërron jetë në QKUK

Një person ka ndërruar jetë pas një incidenti me...

Nga Vermica në Slloveni: Rruga e suksesit e Bari Pulajt

Në mesin e shumë tregimeve frymëzuese të bashkatdhetarëve tanë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort