- Reklama -

“Gjendje depresive”, Hoti: Opozita s’mund ta rrëzojë Qeverinë, por ngjarjet po

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e konsideron si gjendjen më të rëndë ekonomike që nga paslufta. Sipas tij, vlera e buxhetit për vitin e ardhshëm, është më e ulët sesa viteve të kaluara, për shkak të normës së lartë të inflacionit.

Hoti ka thënë se fuqia blerëse e këtij buxheti, është më e vogël krahasuar me buxhetet e viteve paraprake.

- Reklama -

Në një intervistë për Ekonomia Online, Hoti ka thënë se si pasojë e mosveprimeve të Qeverisë, ekonomisë vendëse i mungojnë rreth 500 milionë euro.

Ndonëse thotë se si opozitë s’munden ta rrëzojnë Qeverinë, deputeti i LDK-së thotë se të njëjtën e bëjnë skandalet e ngjarjet që ndodhin në Kosovë.

“Unë jam i bindur se nuk ka logjikë që të zhvillohet debat pozitë-opozitë siç duhet në një vend demokratik. Në një vend demokratik, një parti politike e merr mbështetjen qytetare e partitë tjera dalin në opozitë, dhe kjo e fundit është si mbikëqyrëse e Qeverisë dhe kur të vijnë zgjedhjet e rregullta kërkon besimin qytetar. Nuk jemi në një situatë të tillë, ne tani duhet të kujdesemi që të ndërpritet kjo formë e qeverisjes. Historikisht nëse e sheh, asnjëherë opozita nuk mund ta rrëzojë Qeverinë, sepse nuk i ka votat. Qeverinë e rrëzon ngjarjet që ndodhin, veprimet që ndodhin. Me këto veprime unë nuk shoh sesi mund të vazhdohet kjo formë e qeverisjes”, tha Hoti, duke thënë se të gjithë sektorët në vend janë të bllokuar.

Ai ka përmendur edhe vonesat në emërimin e ministrit të Shëndetësisë dhe grevën në arsim.

“Kurrë nuk ka qenë kaq gjendje depresive sesa është tash. Ne po e mbyllim vitin me gjendjen më të vështirë tash e 20 vite, për shkak se na u është imponuar kriza energjetike e inflacioni, por që kjo Qeveri nuk ka ndërmarrë asnjë veprim që me e zbut krizën ekonomike. Shëndetësia gati tre muaj ka qenë pa ministër, duke ndodhur skandal pas skandalit, në arsim greva u ndërpre por mund të fillojë sërish në janar e viti shkollor nuk mbaron deri në fund të janarit, për shkak se ka humb komplet shtatori”, tha Hoti.

Ish-shefi i Qeverisë thotë se si pasojë e numrit të ulët të investimeve kapitale, ka munguar qarkullimi i 500 milionë euro. Ai thotë se shkaku i normës së lartë të inflacionit, vlera e buxhetit për vitin e ardhshëm është më i ulët krahasuar me vitet paraprake.

“Çdo qytetar mesatar e ka të qartë e lerë më ekonomist. Një ekonomist me ‘dy fije mend’ e ka të qartë që buxheti për vitin 2023 është më i ulët sesa buxheti i vitit 2021 dhe 2020. Është 3. 2 miliardë euro për vitin 2023, por në terma real që është fuqia blerëse, pra sa mund të blesh mallra dhe shërbime me këtë buxhet, nuk është më i madh sesa buxheti i vitit të kaluar që ishte 2. 6 miliardë. Pra nuk është rritur buxheti, por është zvogëluar për shkak të normës së lartë të inflacionit”.

“Unë e kam bërë një analizë të detajuar dhe sot ekonomisë së Kosovës i mungojnë minimum 500 milionë euro, për shkak të mosveprimit të Qeverisë. Një pjesë e tyre i mungojnë për shkak se janë stopuar investimet kapitale që është rekord i uljes në 20 vitet e fundit, edhe e ke situatën tjetër ku çmimet e naftës e disa produkteve kryesore, gati janë dyfishuar që nënkupton se ne kemi mbledh dyfish tatim në vlerën e shtuar në ato produkte, prandaj ka pas bazë propozimi jonë që e kemi dhënë qysh në qershor që të ulet TVSh-ja dhe të largohet përkohësisht akciza, dhe kjo do të kishte siguruar mbledhje të njëjtë të të ardhurave për buxhetin e shtetit sikur vitin e kaluar, por do t’i kishim disa qindra milionë euro qarkullim në ekonomi”, u shpreh Hoti për Ekonomia Online.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort