Shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias do ta vizitoj nesër Kosovën.
Burime nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës kanë thënë për Gazeta Blic se ministri i Jashtëm grek do të qëndrojë një ditë në Kosovë.
Gjendja në veri dhe marrëveshja finale Kosovë Serbi do të jetë në fokus të takimeve që ministri grek do të ketë me zyrtarët e qeverisë së Kosovës.“z. Dendias do të qëndroj vetëm disa orë në Kosovë”, ka thënë ky burim.
Para ardhjen në Kosovë, shefi i diplomacisë greke ka thënë se ka biseduar me emisarin evropian, Mirsolav Lajçak rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe tensioneve që janë rritur javëve të fundit.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, Dendias ka thënë se me Lajçak kanë biseduar për hapat që janë ndërmarrë në mënyrë që të ulen tensionet.
“Duke folur për vizitat e mia në Ballkanin Perëndimor këtë javë, pata një bisedë telefonike më herët me emisarin evropian Mirsolav Lajçak rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe përpjekjet e ndërmarra për të ulur tensionet në veri të Kosovës.” ka shkruar ai.
