Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen në pikat kufitare të Kosovës me vendet fqinje.
Sipas këtyre të dhënave, në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë krijuar kolona në dalje dhe hyrje të Kosovës me Serbinë.
Qytetarët po presin deri 50 minuta në këtë pikë për të hyrë në territorin e Kosovës, ndërsa deri 30 minuta për të dalë, transmeton Telegrafi.






