VENDI

Gjendja në të gjitha pikat kufitare

Gjendja në të gjitha pikat kufitare
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Janar 2022, 08:05

Shumë bashkatdhetarë kanë zgjedhur që festat e fundvitit t’i festojnë në vendlindje. Fluksi i madh i automjeteve që ia mësynë Kosovës gjatë ditëve të fundit të vitit 2021, shkaktoi kolona e pritje të gjata në pika kufitare, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo, mëngjesin e sotëm, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, gjendja në kufi është e qetë.

Pasi që kanë festuar festat e fundvitit në vendlindje, disa prej tyre kanë marrë rrugën e kthimit në vendet ku jetojnë.

E vetmja pikë kufitare ku po presin bashkatdhetarët është në Merdar. Për të dalë nga Kosova përmes këtij vendkalimi, ata po presin deri në 30 minuta./GazetaSinjali/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika