Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu pas takimit të Komisionit me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti tha se gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe institucionet e sigurisë janë në krye të detyrës.
Musliu pas mbledhjes së Komisionit me drejtorin e AKI-së në një konferencë për media kërkoi që të mos krijohet panik pasi vendi nuk kërcënohet drejtpërsëdrejti nga ndonjë pasiguri.
“U informuam në detaje për gjendjen e sigurisë në vend. Dua t’i sigurojë qytetarët e Kosovës se nuk ka vend për panik. Gjendja e sigurisë në vend është stabile, kujdesi i institucioneve të sigurisë, përfshirë AKI-n që është në krye të detyrës, prandaj nuk ka vend për panik”, tha ajo, raporton Telegrafi.





