Hungaria rivendosi gjendjen e jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Lajmi u konfirmua nga kryeministri Viktor Orban në një video të postuar në faqen e tij në Facebook.Vendi do të mbyllë klubet e natës dhe do të vendosë një shtetrrethim gjatë natës për të frenuar përhapjen e infeksioneve të koronavirusit, tha Orban.
Gjendja e jashtëzakonshme vendoset në Hungari për të frenuar përhapjen e covid-19

Kryeministri tha se qeveria do të ushtrojë një kontroll më të rreptë në vendet e argëtimit, të tilla si kinematë, teatrot dhe eventet sportive, për t’u siguruar që audienca të ndjekë masat e parashikuara për distancimin shoqëror dhe mbajtjen e maskave.
Nëse këto protokolle nuk ndiqen, policia ka autoritet të ndërhyjë, të gjobisë dhe madje të mbyllë vendet nëse është e nevojshme.Qeveria gjithashtu do të “rrisë frekuencën e transportit publik në mëngjes dhe gjatë orës së pikut të mesditës” për të shmangur mbipopullimin, shtoi Orban.Këto masa vijnë ndërsa numrat e rasteve ditore në Hungari vazhdojnë të rriten, duke e lënë qeverinë të shqetësuar për tejkalimin e kapaciteteve të spitaleve.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Trump njofton se ka arritur “marrëveshjen më të madhe të naftës në historinë botërore” me Venezuelën

Administrata Trump shtrëngon kontrollet, SHBA-ja pezullon të gjitha aplikimet për viza imigruese

Spektakël në qiell më 28 gusht: Eklipsi i thellë i Hënës do të mahnisë Europën

