Të martën në mëngjes, pas kërkimeve intensive nga policia, është gjetur trupi i pa jetë i një 26 vjeçari nga Prizreni në afërsi të fshatit Rogovë e Hasit në Lumin Drin, kanë konfimuar për TV Prizreni, burime brenda DRP po në Prizren.
Sipas një komunikate të policisë të datës 30.12.2024, që nga zhdukja e tij, i njëjti kishte humbur kontaktet me familjen dhe nuk dihej se ku gjendet.
VIDEO nga vendi ku gjet trupi i pa jetë i A. H.
Policia e Kosovës kishte kërkuar bashkëpunim nga të gjithë qytetarët që nëse e shohin personin e zhdukur apo dinë diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë atë, thuhej në njoftimin e datës 30 dhjetor.
Ndryshe, viktima me inicialet A. H me datë 24 dhjetor 2024 nga familjarët e tij ishte raportuar si person i zhdukur, dhe që nga ajo ditë i kishte humbur kontaktet me familjen dhe nuk dihej asgjë për fatin e tij.